
Shefi i kabinetit të presidentes, Vjosa Osmani, Blerim Vela përmes një postimi në Twitter ka thënë se Policia e Serbisë e ka arrestuar kreun e Shtëpisë së Kulturës në komunën e Bujanocit, Jetmir Ismaili.
“Policia e Serbisë arrestoi kreun e Shtëpisë së Kulturës në komunën e Bujanocit, Jetmir Ismaili, një shqiptar vendas për lejimin e shfaqjes teatrale të financuar nga institucionet e Kosovës!”, ka shkruar Vela.
Vela e ka përshkruar këtë si “represioni i egër nga regjimi i Vuçiqit”.
Tutje ai ka shtuar se Ismaili duhet të lirohet “menjëherë nga paraburgimi”.



