LajmeRajonTopLajm

Vela i Presidencës: Policia e Kosovës do t’i largojë barrikadat në veri

Blerim Vela, Shefi i Kabinetit të Presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar duke thënë se strategjia e Presidentit Serbisë, Aleksandar Vuçiq-it ka dështuar edhe Polica e Kosovës do t’i largojë barrikadat nga katër komunat veriore të Kosovës, të cilat janë vendosura nga bandat kriminale.

“Strategjia e Vuçiqit për të ushtruar lëshime përmes qasjes ‘përshkallëzoj në de-përshkallëzim’ dështoi”.

“Policia e Kosovës do të vazhdojë të operojë në të gjithë territorin e Kosovës, duke përfshirë edhe veriun. Tani do të ndodhë e pashmangshmja, heqja e barrikadave dhe liria e lëvizjes do të mbizotërojë”, ka shtuar Vela në rrjetin e tij social Twitter.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se heqja e barrikadave në veri është çështje orësh, shkruan Reporteri.net.

Osmani ka thënë se tashmë ka dakordim për këtë çështje.

“Pikërisht për shkak të koordinimeve dhe bashkërendimit me aleatët tanë ndërkombëtarë, unë jam e bindur që është çështje orësh heqja e barrikadave dhe në qoftë se nuk largohen ato përfundimisht, natyrisht që duhet veprim të menjëhershëm, por të dakorduar të institucioneve tona së bashku me institucionet ndërkombëtarë të sigurisë. Dakordimi tashmë është bërë, është çështje orësh, nuk mund të pritet më shumë”, ka deklaruar Osmani në Klan Kosova.

Related Articles

Back to top button
Close
Close