LajmeSport

Vedat Muriqi nominohet për çmimin “Lojtari i muajit” në La Liga

Futbollisti kosovar, Vedat Muriqi është duke kaluar momente fantastike në LA Liga me fanellën e Majorkas.

Së fundmi, lojtari “dardan” shënoi hat-trik ndaj Atletik Bilbaos. Për shkak të paraqitjeve fantastike në La Liga brenda këtij muaji, ai është nominuar për çmimin e lojtarit më të mirë.

Në këtë garë, Muriqi ka kundërshtarë: Markos Alonso, Vladislav Vanat, Gonzalo Guedes dhe Aleksander Sorlot.

31-vjeçari shumë lehtë mund të jetë fitues i këtij çmimi, pasi në tri ndeshjet e janarit në ligë ai shënoi pesë gola.

Related Articles

Back to top button
Close
Close