LajmeMaqedoni

Vazhdon lufta me zjarrin në Mariovë! Angellov me apel drejtuar qytetarëve: Pastroni oborret!

Në 24 orët e fundit ka pasur rreth 35 zjarre në të gjithë territorin e vendit, në hapësira të hapura. Sot, deri në orët e pasdites, janë regjistruar 12 zjarre, nga të cilat katër janë shuar plotësisht. Sfida më e madhe vazhdon të jetë zjarri në Mariovë, më pas ai në Studeniçan, ndërsa kompleks mbetet edhe zjarri në atarin e fshatit Dragov Doll për shkak të terrenit të vështirë. Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, bëri apel për kujdes të madh dhe bashkëpunim nga qytetarët. Siç thotë ai, rreth shtëpive të braktisura nëpër fshatra ose shtëpive të fundjavës që përdoren rrallë, pronarët duhet të krijojnë breza kundër zjarrit, me gjerësi rreth 10 metra.

“Me vite me radhë e bëj këtë apel: pastroni oborret tuaja. Pastroni rrethinën e shtëpive dhe shtëpive tuaja të fundjavës. Vetëm kështu do të jeni të sigurt se, nëse zjarri arrin deri te shtëpia ose shtëpia juaj e fundjavës, nuk do ta djegë atë”, tha Stojançe Angellov.

Related Articles

Back to top button
Close
Close