MaqedoniTopLajm

Vazhdon bllokada e Kuvendit nga koalicioni ASH-AA

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa vazhdojnë bllokimin e Kuvendit, duke shtuar se nëse e shohin të nevojshme do t’i shtojnë këto veprime. Elmi Aziri, deputet nga radhët e koalicionit, theksoi se veprimi i tyre nuk është shkak, por, është  pasojë e bllokimit të Ligjit për Nënshtetësi, nga ana e VMRO-DPMNE dhe pasojë e refuzimit me shkrim nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë të Veriut, që pjesë përbërëse është dhe Bashkimi Demokratik për Integrim. Siç sqaroi Aziri, shumica qeveritare duke i pasur numrat e nevojshëm nuk e votoi Ligjin dhe nuk e përdori bllokadën përmes amendamenteve , ndërsa opozita maqedonase në mungesë të numrave e shfrytëzoi bllokimin e parlamentiti përmes amendamenteve.

Elmi Aziri, deputet i Koalicionit Aleancëa për Shqiptarët dhe Alternativa

“Ne jemi më shumë se të vendosur në këtë çështje dhe jo 7.000 por nëse ka nevojë edhe 17.000 amendamente ne do t’i përdorim sepse është e papranueshme që me këto mjete të pengohet diskutimi për një çështje që është jetike për jetën e qyetarëve. Ka me mijëra njerëz të cilët gati 30 vjet janë as në qiell dhe as në tokë,dhe për pasojë nuk mund t’i realizojnë as të drejtat e tyre elementare për jetë. Konsideroj se jeta e qytetarit është priorite mbi çdo prioritet tjetër”

Aziri ndër të tjera tha se do të përdorin çdo mundësi demokratike për ta çuar këtë çështje përpara. Ndërkohë, bërë të ditur se janë duke vepruar me reciprocitet, për çfardo bllokimi edhe ata do të bllkojnë, kurse u shpreh që, çfardo oferte për debllokim të parlamentit ata do t’i përgjigjen me dashamirësi. /SHENJA/

Related Articles

Back to top button
Close
Close