LajmeMaqedoniOpinion

Vazalët vis a vis heshtja opozitare

Retorika e shturrur sjell urrejtje, urrejtja sjell dhunë. Dhe në rastin me VMRO dhe deklarimet me përmbajtje nacionaliste, antishqiptare të Mickovskit, dëshmi është 27 prilli i vitit 2017.
Po, sjellja e VMRO-DPMNE-së është kundër shqiptarëve, edhe pse problemin e kanë me bullgarët dhe Bullgarinë. Aksioma tashmë e njohur “kur rrihen nga shkjau, shajnë turqit” po gjen zbatim edhe tek kjo VMRO e cila ka përzgjedhur diskursin më antishqiptar të dëgjuar deri më tani. Kjo sjellje e VMRO-së vjen nga kompleksi i inferioritetit që ata kanë dhe kjo sjellje erdhi në fokus sidomos pas zgjedhjeve parlamentare ku edhe pse fituan, nuk arritën të formojnë Qeverinë e re. Vazhdoi me zgjedhjet e fundit që nxori VMRO-në humbëse nga LSDM.
Ajo që vlen të përmendet se tri parti që formuan një koalicion kontravers opozitar (Besa, AA dhe LD) kanë lidhje të forta me VMRO-DPMNE-në. Për të mos thënë janë të kapur, ia vlen të përmendet se akoma s’kanë dalur me një kritikë të vetme ndaj kreut të VMRO-së i cili vazhdon të acaron (madje edhe ofendon) ndjenjat e shqiptarëve përmes kërkesave më antishqiptare deri në absurditet. Para ca javësh Mickovski kërkon qeveri të pastër maqedonase sepse sipas tij, shqiptarët kanë shumë pushtet. Nuk i mjaftoi vetëm kjo, tani del dhe kërkon këndim të himnit maqedonas nëpër çdo shkollë me të filluar dita e parë e javës. Politika dhe diskursi i tij shoven po gjen zbatimin përmes Kryetarëve të Komunave që udhëhiqen nga kuadro të VMRO-së. Kështu që edhe paralelet që duhej ta hapeshin për mësim të nxënësve shqiptar kundërshtohen ashpër nga Kryetari i Komunës që i takon rradhëve të VMRO.
Ne e dijmë se kjo politikë dhe ky diskurs i tij antishqiptar herët a vonë do pëson dështimin e rradhës por HESHTJA e këtyre opozitarëve kontravers do të mbahet mend gjatë. Edhe pse akoma në opozitë, ata po dëshmojnë paaftësi pragmatike edhe për një kritikë të vetme. Shqiptarët po duket se e kanë lexuar mirë kapjen e tyre nga VMRO prandaj edhe bashkimi i tyre në këtë koalicion kontravers nuk bëri bujë dhe as që u mirëprit. Përkundrazi, u vlerësua si përpjekje për t’i ruajtur pozicionet individuale të këtyre udhëheqësve të partive dhe jo si tentativë për të sjell diçka të re për shqiptarët në skenën politike. Pra, asgjë konkrete nga këta që deri dje edhe sa ishin pjesë e ekzekutivit nuk avansuan të drejtat e shqiptarëve dhe as që realizuan projekte konkrete madhështore. Ajo që e bëjnë më së miri, është qëndrimi gaditu para padronin të tyre Mickovski dhe që në përpikmëri përsërisin deklaratat e tij për zgjedhje dhe kritika ndaj ekzekutivit. Pra, çfarëdo që Mickovski kërkon për t’u bë shqiptarëve nuk arrinë të prek ndërgjegjen e këtyre opozitarëve. Heshtin se janë kapur. Këta që heshtin sa herë që padroni tyre “shpikë” diçka antishqiptare duhet ta kuptojnë se heshtja është pohim. Historia shqiptare është përplot me aktorë që heshtën kur duhej të flisnin dhe vepronin. Mu ashtu siç nuk bëri bujë bashkimi i tyre, ashtu do largohen sepse me vete do marrin edhe mallkimin e faqezinjëve. Mickovski nuk kërkon partnerë, ai kërkon vazalë dhe të tillë i gjeti; pa guxim, pa integritet dhe pa karakter …

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close