LajmeMaqedoniTopLajm

Nacionalisti maqedonas Todor Petrov: Taravari mban gjallë iden e Arbër Xhaferit për parlament dy dhomësh

A egziston një lidhje mes idesë “Parlament dy dhomësh” dhe “Propozim ndryshimeve kushtetuese”

Kryetari i Kongresit Maqedonas, Todor Petrov për iniciativën e Arben Taravarit për parlament dy dhomësh si zgjidhje për pakënaqësitë e njërës nga pakicat për shkak të mos realizimit të ndryshimeve kushtetuese”, mendon se kjo iniciativë nik korespondon me kriteriumet për antarësim në Be dhe NATO, përcjellë Top24

Iniciativa e Taravarit për parlament dy dhomësh buron nga historia e parlamentit federal maqedonas.

 Duhet të dihet që Maqedonia me kohë kishte parlament tre dhomësh, në kohën kur ishte përbërja federative e Jugosllavisë. Në thelb të gjithë republikat në përbërbërjen e Jugosllavisë kishin parlamente të atij formati. Në kuadër të parlamentit si tre dhomësh funksionin. Bashkim i fuqisë, bashkim i bashkësive lokale dhe bashkimi i përgjithshëm politik, me kompetenca të përcaktuara sipas kushtetutës së atëhershme. Nëse kjo iniciativë e Taravarit për parlament dy dhomësh eka zanafillën nga historia federative e parlamentit maqedonas atëher aspak nuk koreospondon me delkaratat dhe zotimet për anëtarësim në BE dhe anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Nuk mundet të kuptohet as si presion për realizimin e ndryshimeve kushtetuese, si kusht për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në BE. Thjeshtë kjo është një iniciativë jo relevante e prezantuar si zgjidhje hipotetike për paraljmërim/ kërcënim në situata të shprehjes së pakënaqësive të një pakice kombëtare nga mos fillimi i negociatave me BE-në(?!). Madje edhe si kërcënim ndaj shtetit, iniciativa është joreale, nëse si qëllim të fundit ika “qëllimet e këqija” për federalizim. Pasi iniciativa është joreale mund vetëm të paramendohet se ideja ka për qëllim, që komiteti për marëdhënie ndërmjet bashkësive në parlament të ritet në status të këshillit ose një ditë parlament dy dhomësh me të drejtë vetoje. Edhe pse veto tani është institucionalizu edhe në parlamentin një dhomësh të maqedonisë, me shumicën e bandenterit. Ai instrument shpesh keqpërdoret dhe zgjerohet në shumë çështje nga ajo që është planifikuar me pozicionin kushtetues të shumicës së bandenterit. Madje edhe si kërcënim për shtetësinë iniciativa është irilevante, nëse si përfundim ka “qëllimet e këqija” për federalizim – thotë Todot Petrov.

“Ideja  parlamentit dy dhomësh” nuk është në interes të dëshirës për eurointegrime, por më tepët për të parëshansin  për realizimin e idesë së madhe shqiptare.

 

Çdo riativizim i idesë për parlament dy dhomësh në Maqedoni, qoftë ajo edhe si paralajmërim për pasojat që do të paraqiteshin nga rezistenca e Maqedonasve karshi kushteve nënçmuese për ndryshimet kushtetuese, në thelb që nuk është në interes të eurointegrimeve, por më shumë për ta parë mundësinë e realizimin e një ideje të madhe shqiptare.

Në fund të fundit, koncepti parlamentar dydhomësh që do të çonte në federalizimin e Maqedonisë është në kundërshtim të plotë me karakterin unitar të shtetit, të pranuar dhe të garantuar nga bashkësia ndërkombëtare në Marrëveshjen e Ohrit, pas konfliktit të vitit 2001. Çdo “ekskursion” për të shkelur atë kornizë kushtetuese të vendosur është derogim i autoritetit të faktorit ndërkombëtar, i cili e garantoi atë, duke rrezikuar statusin shtetformues të popullit maqedonas shumicë në vend dhe pengim të integrimeve evropiane nën maskën e shqetësimit për E ardhmja evropiane e Maqedonisë, thonë bashkëbiseduesit, profesorët e sistemit politik dhe të së drejtës kushtetuese. Ј.П., përcjellë Top24

Иницијатива што е во колизија со критериумите за членство во ЕУ и со членството во НАТО

Related Articles

Back to top button
Close
Close