LajmeMaqedoni

Valon Bela : Urime serbosllavija !!

Analisti politik Valon Bela, në profilin e tijë ka publikuar dokumentin ku është vendosur përkrahjes “vëllazërore” të dy institucioneve i Filharmonisë së RMV-së dhe Filharmonisë së Serbisë, shkruan Top24.
Postimi plotë :
Urime serbosllavija !!
Para ca ditësh ju informova për “botën serbe” se si RMV është futur shumë thellë në “vëllazëri” me serbët dhe Serbinë. Sot mund të shihni 2 dokumente të përkrahjes “vëllazërore” të dy institucioneve në këtë rast edhe përmes ndërkulturalizmit si p.sh. ai i Filharmonisë.
Institucioni Filharmonisë së RMV i shkruan Filharmonisë së Serbisë’ për përkrahjen e parezervë që i jep në betejën e tyre.
Ndërsa Filharmonia e Serbisë i jep përkrahjen Filharmonisë së RMV-së për betejën e të bërit çmos për moslejimin e emërimit të Drejtorit të këtij institucioni sidomos pas paralajmërimit të Izet Mexhitit se do të emëron kuadër shqiptar në këtë institucion.
Para ca ditësh kërkonte deputetja e VMRO-së, Vasilevska, bashkim të Maqedonisë me shtetin Serb dhe ja tani po jetësohet vëllazëria sllave e ndërkulturalizmit.
Mbetet të shihet a është kjo pjesë e marrëveshjes që e nënshkroi Ministri Perinski me Homologun e tij serb?
Sidoqoftë, s’duhet harruar se maqedonasit edhe në pyetjen e referendumit e kishin bërë me spec; gjegjësisht “A jeni për pavarsi dhe sovranitet të Maqedonisë dhe me të drejtën e bashkimit të ardhshëm me shtete të tjera sovrane të Jugosllavisë?”
Urime serbosllavija e rradhës!!

Related Articles

Back to top button
Close
Close