LajmeMaqedoniTopLajm

Valon Bela: Izet Mexhiti argat i Artan Grubit për të bërë opozitën

Kryetari i degës së Lëvizjes Besa në degën e Çairit, Valon Bela përmes një postimi sërish ka goditur përfaqësuesin e grupit të “Zjarrit”, Izet Mexhitin të cilin Bela e ka quajtur si person që po bën rolin e opozitës, duke akuzuar kështu Mexhitin që po i bën argatin zëvendëskryministrit Grubi ndërsa këtë assesi ta kuptojnë shqiptarët e përgjumur plot 20 vite, shkruan Top24

Bela ka shkruar se në fund ata sërish do të bashkohen me arsyen se gjithmonë kanë ftuar në bashkim.

Postimi i plotë i Valon Belës:

Dyshja Artan & Izet po luajnë lojë fantastike; i pari nga pozita lavdëron projektet në ajër, tjetri i zë vendin opozitës duke e nxjerrur atë jashtë loje. Që të dy diktojnë titujt mediatik. Këtë assesi ta kuptojnë shqiptarët e përgjumur plot 20 vite. Në fund bashkohen me arsyet se gjithmonë kanë ftuar në bashkim, tjerët se na kishin thënë qysh në fillim se nëse i nxjerrin nga dera, do futen nga dritarja.
Dhe krejt në fund; Aliu zgërdhihet!
Po pra, 20 vite !!

Related Articles

Back to top button
Close
Close