LajmeMaqedoniTopLajm

Valmir Aziri reagon për kongresin e sotëm; E reja u paketua me fjalë, por përmbajtja mbeti e vjetër

Ish sekretari shtetërorë, Valmir Aziri përmes një postimi ka reaguar për kongresin e sotëm duke shënuar se “e reja u paketua me fjalë, por përmbajtja mbeti e vjetër” duke shtuar se në këtë proces reforma nuk u ndërtua mbi analizë, përgjegjësi dhe ballafaqim me dështimet, por mbi nevojën për ta ruajtur pushtetin politik brenda organizatës, duke i dhënë atij një fytyrë tjetër, shkruan Top24

Kongresi u kry!
“Reforma” u shpall e përfunduar dhe skena u mbyll me duartrokitje të organizuara. Anëtarët e “rinj” zunë vendet e tyre, jo si produkt i një procesi të hapur e demokratik, por si vazhdimësi e një rrotacioni të brendshëm që shitet si ndryshim. E reja u paketua me fjalë, por përmbajtja mbeti e vjetër.
Në këtë proces, reforma nuk u ndërtua mbi analizë, përgjegjësi dhe ballafaqim me dështimet, por mbi nevojën për ta ruajtur pushtetin politik brenda organizatës, duke i dhënë atij një fytyrë tjetër. Ndërrimi i emrave dhe pozicioneve nuk prodhon besim, përkundrazi e thellon dyshimin se gjithçka është bërë për sy e faqe.
Pyetja që lind është e thjeshtë dhe e pashmangshme: a besoni vërtet se do na besojnë? Sepse besimi nuk lind nga kongreset e mbyllura dhe as nga fjalori i ricikluar i reformave të shpallura. Ai lind nga llogaridhënia reale, nga pranimi i gabimeve dhe nga ndryshimi i vërtetë në mënyrën e të bërit politikë.
Pa këto, çdo “reformë” mbetet vetëm një shfaqje, çdo “i ri” mbetet vetëm një etiketë dhe çdo kongres një kapitull i radhës i të njëjtës histori të konsumuar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close