KulturëLajmeMaqedoni

Valmir Aziri hapi mbrëmë ekspozitën e pestë “Ad astra”, prezent personalitete shtetërore dhe artistë

Sekretari shtetërorë Valmir Aziri ka hapur mbrëmë ekspozitën e tij personale të pestëne me rradhë me titull “Ad astra” ku në këtë aktivitet hapjen solemne e bëri kryeparlamentari Talat Xhaferi, ndërsa morën pjesë edhe shumë personalite tjera dhe artist, shkruan Top24.

“Sonte isha i pranishëm në hapjen e Ekspozitës së pestë me radhë të artistit tonë, sekretarit shtetëror Valmir Aziri të titulluar Ad astra që do i binte “Tek yjet”, dhe i urova që pikturat e tij të ndriçojnë fortë në qiellin artistik të vendit tonë por edhe më gjerë.”tha kryetari i kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përcjellë Top24.

“Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Valmir Aziri na mblodhi sot në Çarshinë e Vjetër të Shkupit për të prezantuar krijimet e bukura të ekspozitës së tij të pestë personale me titull “Ad Astra”. Përgëzova Valmirin për kreativitetin artistik duke е uruar që të mos i pushojë dora në realizimin e shumë ekspozitave tjera.” tha zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, përcjellë Top24.

Në këtë mbrëmje të veçantë artisti Valmir Aziri familjes Rexhepi i ndau një nga pikturat e tij, ndërsa dhuratën në emër të famiëjes e pranoi Atilla Rexhepi.

“Të nderuar, Për të vlerësuar kontributin e tij dhe të familjes së tij në zhvillimin e shkencës, arsimit dhe institucioneve shëndetësore, si dhe kontributin e tyre të pamohueshëm në të gjitha lëvizjet kombëtare dhe shoqërore të pas Luftës se Dytë Botërore, në shenjë respekti dhe detyrimi moral, që te falënderojmë familjen Rexhepi, i dhurova profesor doktor Atilla Rexhepit, një nga punimet e mia!” tha Valmir Aziri.

Related Articles

Back to top button
Close
Close