LajmeMaqedoniTopLajm

Vallë a ndjehet i kërcënuar deputeti Kastriot Rexhepi dhe nga kush?

Ngjarjet e ditës së sotme në Kuvend, si dhe dyshimet e shfaqura në lidhje me mungesën e deputetit Kastriot Rexhepi në mbledhjen e Kuvendit, ku do të votohej votëbesimi i qeverisë ka ngjallur reagime të shumta në opinion.

Edhe pse ai fillimisht, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në fejsbuk, njoftoi se nuk do të merr pjesë në seancën e votëbesimit të qeverisë, kjo paraqitje e deputetit Rexhepi u konsideruar si jo e besueshme dhe u hodhën hipoteza se ai mund të ishte kidnapuar, nga autor të panjohur.

Lidhur me këto shqetësime kanë reaguar edhe kolegët e tij deputet, ndërsa kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami njoftoi se rastin e ka paraqitur në polici.
Pasi Kasami e denoncoj rastin, vetëm disa minuta më vonë në rrjetet sociale u shfaq një video mesazh i deputetit të zhdukur Kastriot Rexhepit. Në  video shihej deputeti shihej si i trishtuar. Ai nëpërmjet këtij video mesazhi, rehatoi kryetarin Kasami, si dhe opinionin, se është mirë me shëndet dhe në vend të sigurt. Megjithëse i rrezikuar nga kërcënimet, ai u zotua se pasi të krijohen kushte do të sqarohet para opinionit.

Mirëpo , ajo që vazhdon të jetë shqetësuese për opinionin, është fakti se nëpermjet pamjeve duket qartë se deputeti është i frikësuar dhe duket  sikur kundër vullnetit të tij  që lexon një tekst të shkruar.

Poashtu në këtë video ai deklaron se ndjehet i kërcënuar, pa mos theksuar se nga kush, nga opozita, ose nga pushteti.

Organet e rendit duhet menjëherë të fillojnë aksion për gjetjen e deputetit dhe sigurimin e jetës së tij, duke përfshirë edhe jetën e familjes së deputetit, kurse prokuroria të hapë lëndë për r kidnapim të deputetit nga persona të panjohur!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=729168085142110&id=116436536415271

Related Articles

Back to top button
Close
Close