BotaLajme

Valë e re e të nxehtit në Evropë, temperatura mbi 40 gradë, thatësira godet ekonominë

Evropa këtë verë po përballet me valë të nxehti, me temperatura mbi 40 gradë celsius, duke rritur më tej presionin mbi furnizimin me ujë, konsumin e energjisë elektrike, prodhimin e ushqimit dhe eksportin.

“Ka kaluar aq shumë kohë, sa nuk më kujtohet as kur kemi pasur shi të vërtetë. Ndoshta ka qenë më 20 maj. Dhe që atëherë, asgjë.” – tha një blegtor nga Hungaria.

Valët e zgjatura të të nxehtit dhe thatësira kanë shkaktuar uljen e nivelit të ujit në lumenjtë Rajna, Danub, Luarë. Po ashtu është kufizuar qarkullimi i anijeve që kryejnë transport përmes rrugëve ujore më të rëndësishme të Evropës.

“Nëse niveli i ujit bie edhe më shumë, atëherë, sigurisht, do të mund t’i drejtojmë këto dy anije vetëm brenda kufijve të caktuar. Ndërsa për operatorët e anijeve të mallrave, kjo natyrisht do të thotë se nuk mund të transportojnë më të njëjtën sasi ngarkese.” – deklaroi Nikolaj Sikira, kapiten anijeje.

Ekspertët paralajmërojnë se thatësira nuk është më një dukuri e përkohshme, por po bëhet pjesë e qëndrueshme e klimës, ndërsa zjarret nga Evropa Perëndimore deri në Ballkan mbeten një sfidë shtesë.

“Në fund të ditës, kur përballemi me rendimente më të ulëta dhe prodhim më të vogël të ushqimeve të papërpunuara, është e qartë se kjo i rrit çmimet. Bëhet fjalë edhe për çmimet e importit dhe çmimet e plehrave. Përveç thatësirës, sot përballemi edhe me problemin e Ngushticës së Hormuzit, megjithëse nuk bëhet fjalë vetëm për çështje që lidhen me energjinë, por për shumë më tepër se kaq.” – u shpreh Peter Virovaç, ekonomist – Hungari.

Evropa mbetet kontinenti me rritjen më të shpejtë të temperaturave. Franca, Italia, Spanja dhe Portugalia janë më të prekura nga i nxehti, ndërsa Britania e Madhe pritet të regjistrojë verën më të nxehtë në histori.

Related Articles

Back to top button
Close
Close