LajmeRajon

Valë dorëheqjesh në Durrës, drejtorët e Bashkisë “dorëzohen” pas ultimatumit të Ramës

Pas mbërritjes së kryeministrit Edi Rama në Durrës, drejtuesit e institucioneve në varësi të bashkisë kanë paraqitur dorëheqjen.

Pas kësaj, vlerësimi i tyre do të bëhet nga një komision i veçantë, i cili deri në fund të korrikut do të vendosë nëse do të vazhdojnë apo jo në pozicionet që mbajnë.
Në disa struktura ku rezultatet kanë qenë pozitive nuk është kërkuar largimi i drejtuesve.

Ndryshe nga Vlora ku u bënë zëvendësime të shumta, në Durrës pritet vetëm një rifreskim i kufizuar.

I njëjti proces është në vijim edhe në Bashkinë e Fierit ku paraprakisht po përgatiten listat me emrat e atyre që do të largohen dhe të rinjve që do ti zëvendësojnë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close