LajmeMaqedoniTopLajm

Valbon Limani-RYCO: Rininë e konsiderojmë partner të barabartë në proceset vendimmarrëse

Në komunën e Gostivarit sot u mbajtë debati i organizuar nga ana e komunës së Gostivarit dhe Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) së bashku me përfaqësues nga komunat e Rajonit të Pollogut dhe organizatat rinore, si dhe aktivistë të ndryshëm duke theksuar se “Rininë e konsiderojmë partner të barabartë në proceset vendimmarrëse, andaj përmes bashkëpunimit ndërkomunal dhe mekanizmave konkretë, po ndërtojmë politika që u japin zë dhe mundësi reale të rinjve”, shkruan Top24

Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim në Gostivar përfaqësues nga komunat e Rajonit të Pollogut, Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), organizatat rinore, si dhe aktivistë të ndryshëm.
Aktiviteti u realizua në kuadër të projektit “Youth Connect: Building Inclusive Participation Through Local Partnerships”, mbështetur nga RYCO.
Rininë e konsiderojmë partner të barabartë në proceset vendimmarrëse, andaj përmes bashkëpunimit ndërkomunal dhe mekanizmave konkretë, po ndërtojmë politika që u japin zë dhe mundësi reale të rinjve.
Gostivari mbetet ndër komunat e pakta që përmbushin të gjitha kriteret e parapara nga Ligji për pjesëmarrje rinore dhe politika rinore.
Komuna e Gostivarit mbetet e përkushtuar në fuqizimin e rinisë përmes Këshillit Lokal Rinor, qendrave rinore, strategjive konkrete dhe krijimit të hapësirave të dedikuara për zhvillimin e tyre.

Related Articles

Back to top button
Close
Close