
Kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani sonte ishte pjesë e sofrës së iftarit të organizuar nga ana e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedoni. Në këtë iftar të përbashkët ishin të ftuar të gjithë kryetarët e komunave mes të cilëve edhe Valbon Limani. Përmes një postimi Limani falenderoi Reisin Shaqir Fetahu dhe uroi besimtarët që ” Zoti të ua ndriçoj zemrat”
“Ishte kënaqësi të isha i ftuar në iftarin e përbashkët që sot e shtroi Bashkësia Fetare Islame.
Faleminderit për ftesën i nderuar Reis Shaqir ef. Fetahu.
Zoti ua ndriçoftë zemrat!” shrkuan Limani.



