
Kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani sot ka ndarë mirrënjohje Albon Rexhepit nga Çegrani i Gostivarit, për kontributin e tij në shkencë dhe teknologji në arenën ndërkombëtare, shkruan Top24
Rexhepi ishte pjesë programit hapësinor Artemis II, në bashkëpunim me NASA-n, ai po kontribuon në një nga projektet më ambicioze globale.
“Nder i veçantë sot të ndaj mirënjohje për Albon Rexhepin nga Çegrani i Gostivarit, për kontributin e tij në shkencë dhe teknologji në arenën ndërkombëtare.
Si pjesë e programit hapësinor Artemis II, në bashkëpunim me NASA-n, ai po kontribuon në një nga projektet më ambicioze globale.
Ky sukses na bën krenarë të gjithëve dhe dëshmon potencialin e jashtëzakonshëm të të rinjve tanë.
Urime dhe suksese të mëtejshme, Albon!” shkruan Limani.



