
Kandidati për kryetar komune në Gostivar nga radhët e Aleancës Kombëtare për Integrim, Valbon Limani përmes një video postimi ka prezantuar një nga projektet më të bukura për sheshin e Gostivarit ku po ndërtohet një hapsirë 1610 metra katrorë një shetitore që ndërthur hijeshinë klasike me elegancën moderne. Me kalldrëm, travertin, kandelabra ndriçuese, ulëse dhe vendpushime komode, si dhe me një fontanë e hapësira të sigurta për fëmijët, kjo do të jetë një zonë e re për shëtitje, relaks dhe jetë urbane, shkruan Top24
“Në zemër të qytetit, në rrugën e njohur si ajo e kinemasë së vjetër, po ndërtojmë një hapësirë prej 1,610 metrash katrorë, një shetitore që ndërthur hijeshinë klasike me elegancën moderne. Me kalldrëm, travertin, kandelabra ndriçuese, ulëse dhe vendpushime komode, si dhe me një fontanë e hapësira të sigurta për fëmijët, kjo do të jetë një zonë e re për shëtitje, relaks dhe jetë urbane.” ka shkruar Limani.



