Rajon
Vajza e Berishës, Argita Malltezi në krah të protestuesve demokratë para kryeministrisë

Në protestën e Partisë Demokratike para Kryeministrisë, ka marrë pjesë këtë herë edhe vajza kreut të PD, Argita Malltezi.
Ajo u shfaq mes militantëve që iu bashkuan Berishës dhe demokratëve të tjerë, të cilët po protestojnë prej disa javësh tashmë para zyrës së kreut të qeverisë.
PD kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama pas skandaleve korruptive dhe marrjes së pandehur të zv/kryeministres Belinda Balluku.



