LajmeMaqedoniTopLajm

UT pa një kampanjë konkrete promovuese, rektori Jusuf Zejneli mendjen te kandidimi!

Ndërsa Universiteti i Tetovës po përballet me mungesë të theksuar të promovimit akademik dhe rënie të dukshme të aktiviteteve publike, vëmendja e rektorit Jusuf Zejneli duket se është zhvendosur nga menaxhimi institucional drejt ambicieve personale për një mandat të ri në krye të UT-së.

 Universiteti i Tetovës gjatë muajve të fundit vërehet një mungesë e strategjisë së qartë për promovimin e programeve studimore, mungesë aktivitetesh që do të afronin studentë të rinj, si dhe një prezencë minimale në hapësirën publike dhe mediatike. Në vend të kësaj, sipas të njëjtave burime, rektori është përqendruar në konsolidimin e mbështetjes për kandidimin e tij të ardhshëm.

Kritikët vlerësojnë se kjo qasje e lë universitetin në një gjendje stagnimi, në një kohë kur institucionet arsimore në rajon po rrisin konkurrencën për studentë dhe projekte ndërkombëtare. “Është paradoksale që në një periudhë kur duhet të ketë dinamizëm dhe inovacion, fokusi zhvendoset tek kalkulimet politike brenda universitetit,”.

Megjithatë, heshtja vetëm sa ka shtuar dyshimet në opinionin publik dhe në mesin e stafit akademik.

Studentët ndërkohë shprehen të zhgënjyer nga mungesa e aktiviteteve dhe mundësive shtesë, duke theksuar se universiteti ka nevojë për më shumë angazhim konkret dhe më pak fokus në garat e brendshme për pushtet.

Nëse kjo situatë vazhdon, mbetet për t’u parë nëse Universiteti i Tetovës do të arrijë të rikthejë ritmin e zhvillimit apo do të mbetet peng i ambicieve personale të rektorit Jusuf Zejeneli, shkruan Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close