BotaLajme

Ushtari ukrainas luan në piano brenda një shkolle pjesërisht të shkatërruar në Bakhmut

Pavarësisht se vazhdimisht po sulmohen dhe nuk ka pothuajse as edhe një qytet apo fshat që nuk është shkatërruar nga forcat ruse, ushtarët ukrainas me dinjitet dhe vullnet të madh po vazhdojnë ta mbrojnë vendin e tyre deri në frymën e fundit.

Madje ata me raste gjejnë kohë të lirë që t’i kthehen “punëve të vjetra” siç është rasti i një ushtari ukrainas në Bakhmut, i cili luante në piano brenda një shkolle pjesërisht të rrënuar e në prapavijë dëgjoheshin të shtënat e artilerisë.

Videoja e shpërndarë në rrjetet sociale është bërë virale, kurse ushtari që shërben në departamentin e rojeve kufitare, shihet duke luajtur në piano, e kolegët e tij qëndronin pranë tij duke i dëgjuar tingujt nga pianoja në të cilën luante.

“Muzika në mes të shtënave shëron plagët shpirtërore madje edhe për një moment”, thuhet përbri videos së publikuar nga ministria ukrainase e Mbrojtjes.

Videoja është realizuar në Bakhmut, një prej pikave më të nxehta të luftës në Ukrainë, ku prej muajsh zhvillohen betejat më të përgjakshme.

Related Articles

Back to top button
Close
Close