LajmeMaqedoniTopLajm

UNT vetëm për tre ditë kanë aplikuar rreth 400 kandidatë, interesimi i ritur në Informatikë dhe Ekonomi

Në Universiteti “Nëna Terezë” në Shkup, vazhdon deri më 31.08.2022 aplikimi për regjistrimin e studentëve të rinjë për vitin akademik 2022/23, ku vetëm brenda tre ditësh kanë aplikuar më shumë se 400 student të rinjë ndërsa interesimi më i madh është në Fakultetin e shkencave të Informatikës dhe Fakultetin e shkencave Teknike drejtimi Ekonomi e zbatuar dhe ndërmarësi, shkruan Top24

Krahasuar me vitet paraprake këtë vitë është ritur për 45% më shumë interesimi për regjistrim në Universitetin “Nëna Terezë” pasi në krye të këtij institucioni erdhi rektor akademiku Izet Zeqiri.

“Në ciklin e I (parë) të afatit të parë në tre ditët e para aplikuan më shumë se 400 studentë në nivel të Universitetit ku interesim këtë vitë kishte më shumë në Fakultetin e shkencave të Informatikës dhe Fakultetin e shkencave Teknike drejtimi Ekonomi e zbatuar dhe ndërmarësi ku në krahasim me vitin e kaluar afatin e parë  ka rritje 45%, Aplikimet vazdhojnë deri më 31.08.2022.” thonë nga Universiteti ” Nëna Tereza ” në Shkup për Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close