LajmeMaqedoni

Universiteti i Tetovës dhe IPKKF “RINIA” – Tetovë nënshkruan memorandum bashkëpunimi

Fakulteti Pedagogjik i Universitetit të Tetovës dhe IPKKF “RINIA” – Tetovë, më 7 tetor
2024, nënshkruan memorandum bashkëpunimi. Akti i bashkëpunimit u nënshkrua nga dekani i
Fakultetit Pedagogjik Prof. Dr. Lulzim Mehmeti dhe drejtoresha e IPKKF “RINIA” – Tetovë, znj.
Fatlinda Jaja.
Marrëveshja u nënshkrua si nevojë për zhvillimin dhe realizimin e praktikës dhe stazhit
pedagogjik të studentëve të programit studimor Edukim Parashkollor, ku ndër të tjera parashihet
edhe organizimi i aktiviteteve të përbashkëta si seminare, konferenca, punëtori dhe veprimtari të
tjera, që synojnë mirëqenien e përgjithshme të të dyja institucioneve dhe forma të tjera të
bashkëpunimit.
Sipas marrëveshjes, palët po ashtu janë dakorduar të ndajnë informata relevante të interesit
të ndërsjellë, të ftohen dhe të marrin pjesë në trajnime profesionale, seminare, konferenca, tryeza të
rrumbullakëta dhe ngjarje të tjera, që lidhen me forcimin e kapaciteteve dhe cilësisë së shërbimeve
të të dyja institucioneve si dhe bashkërisht të kontribuojnë në zhvillimin e programeve të
përshtatshme me nevojat e përdoruesve të shërbimeve të institucioneve nënshkruese të kësaj
marrëveshjeje. Institucionet nënshkruese të marrëveshjes, do të ndajnë këshilla profesionale,
përvojat ekzistuese dhe novitete për veprimtarinë e tyre.

Related Articles

Back to top button
Close
Close