LajmeMaqedoniTopLajm

Universiteti i Tetovës bëhet anëtar i regjistrit Crossref

Revistat e Universitetit të Tetovës e kanë bërë Universitetin anëtar të Crossref – organizatës më të madhe në botë për regjistrimin e sistemit DOI (Digital Object Identifier – Identifikuesi i Objekteve Digjitale).

Crossref (https://www.crossref.org/) ofron mundësi të anëtarësimit në institucione që botojnë publikime me qasje të hapur (open access) dhe garanton qasje në inovacionet dhe zhvillimet e vazhdueshme në botimin digjital, duke mbajtur botuesit në avantazh të fushës.

Sistemi i Identifikimit Digjital të Objekteve (DOI) është thelbësor për revistat me qasje të hapur, pasi ofron një identifikues unik dhe të përhershëm për çdo artikull, duke siguruar njohje dhe referim të veçantë në komunikimin akademik.

Për më shumë: https://journals.unite.edu.mk

Related Articles

Back to top button
Close
Close