BotaLajmeTopLajm

“Unë bëj marrëveshje të mira, jo si Obama”/ Trump reagon sërish: Askush nuk e di se çfarë përmban pakti me Irani

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbrojtur publikisht negociatat me Iranin, duke deklaruar se çdo marrëveshje e mundshme do të jetë “e mirë dhe e duhur”, ndryshe nga ajo e arritur gjatë administratës së ish-presidentit Barack Obama.

“Nëse bëj një marrëveshje me Iranin, do të jetë një marrëveshje e mirë dhe e duhur, jo si ajo që bëri Obama, e cila i siguroi Iranit shuma të mëdha parash dhe një rrugë të qartë e të lehtë drejt një arme bërthamore”, shkroi Trump.

“Marrëveshja jonë është krejt e kundërta, por askush nuk e ka parë ose nuk e di se çfarë përmban. As nuk është negociuar plotësisht ende”, deklaroi presidenti amerikan.

Trump kritikoi ashpër kundërshtarët politikë, të cilët sipas tij po komentojnë pa ditur detaje konkrete të negociatave.

“Ndryshe nga paraardhësit e mi, të cilët duhet ta kishin zgjidhur këtë problem vite më parë, unë nuk bëj marrëveshje të këqija”, u shpreh ai.

Related Articles

Back to top button
Close
Close