
Gjykata kushtetuese sot solli vendim për nisje të procedurës për vlerësim të kushtetutshmërisë së ndryshimeve të Ligjit për rrogat e gjykatësve, me qëllim të mbrojtjes së pavarësisë gjyqësore nga pushteti ekzekutiv dhe ligjvënës. Këtë e kumtoi sot kryetari i Gjykatës kushtetuese, Darko Kostadinovski, pas mbajtjes së mbledhjes në të cilën gjykatësit kushtetues pas nismave për inicim të procedurës për kushtetutshmërinë e ndryshimeve të Ligjit me të cialt u ulën koeficientët për përllogaritje të të ardhurave të gjykatësve.
Rrogat e gjykatësve nuk janë çështje teknike, por statutare, theksoi Kostadinovski, që, siç tha, sipas standardeve ndërkombëtare, nuk guxon të ulet madje as në kushte të krizës ekonomike.
Kostadinovski theksoi se shumica e gjykatësve kushtetues ishin të mendimit se intervenimet e këtilla ligjore paraqesin ndërhyrje të drejtpërdrejtë në pavarësinë financiare të pushtetit gjyqësor dhe janë në kundërshtim me standardet ndërkombëtare. Në diskutimin me gjykatësit kushtetues, paraprakisht, ai iu referua rekomandimeve të Këshillit të Evropë dhe të Kartës evropiane për statusin e gjykatësve, sipas të cilave, siç tha, rrogat e gjykatësve duhet të jenë të mbrojtura nga ulja gjatë mandatit të gjykatësit dhe secili vend anëtar duhet të vendosë rregulla të posaçme për mbrojtjen e këtyre të ardhurave.
Injorimi i këtyre standardeve ndërkombëtare gjatë sjelljes së ndryshimeve ligjore, kryetari i Gjykatës kushtetuese, e vlerësoi si jokorerkte dhe të padrejtë, duke pasur parasysh atë që ata janë pjesë e rendit juridik vendor.
Kostadinovski sqaroi se vendimi për rrogat e gjykatësve nuk do të thotë rritje e tyre, por parandalim i uljes së mëtutjeshme.
Në mbledhje paraprakisht, ndërkaq, gjykatësit kushtetues theksuan për shkeljen e pavarësisë funksionale të pushtetit gjyqësor, duke cekur se edhe pse shtëpia ligjvënëse i cakton rrogat dhe kompensimet, në këtë rast nuk janë cekur shkaqe të arsyeshme për ulje të koeficientëve, as në mendimin e Qeverisë, as ndërkaq në Propozim-ligj. Në mbledhje, ata theksuan se secili ligj duhet të përmbajë arsyetim për faktet të cilave ligjvënësi iu referohet gjatë sjelljes së vendimit.
Në mbledhje, gjykatësit kushtetues vendosën edhe rreth çështjeve tëtjera të interesit publik.



