
Anija e parë civile lundroi nga Odesa përmes korridorit të përkohshëm të Detit të Zi, i ngritur kryesisht për të evakuuar anijet e ankoruara në portin e Ukrainës që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë, njoftoi Ministri i Infrastrukturës Oleksandr Kubrakov.
Marina megjithatë paralajmëroi se kërcënimi ushtarak i paraqitur nga forcat ruse ndaj anijeve tregtare vazhdon.
Ukraina ia propozoi këtë rrugë Organizatës Ndërkombëtare Detare (IMO), e cila i ka bërë thirrje Rusisë që të ndalojë të gjitha kërcënimet dhe t’u përmbahet konventave ndërkombëtare.
Më parë, anija e fundit tregtare u largua nga porti i Odesës më 16 korrik, pasi Rusia përfundoi në mënyrë të njëanshme nismën e grurit të Detit të Zi një ditë më vonë. Marrëveshja, e ndërmjetësuar në korrik 2022 nga Turqia dhe OKB-ja, i lejoi Ukrainës të eksportonte grurin e saj edhe në mes të pushtimit të vazhdueshëm në shkallë të plotë./Opinion.al



