
Një sulm ukrainas me dron në bazën bombarduese Engels në Rusinë jugore ka lënë të vdekur tre persona, thotë Moska.
Mbrojtja ajrore ruse raporton se rrëzoi dronin, por rënia e mbeturinave shkaktoi viktima në sulmin e kryer gjatë natës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 01:35 me orën lokale, ndërkohë që sipas informacioneve të publikuara tre ushtarakë rusë vdiqën nga plagët e shkaktuara nga mbeturinat e dronit.
Guvernatori i Saratovit, Roman Busargin, shprehu ngushëllimet e tij për familjet dhe miqtë e ushtarëve që humbën jetën, ndërkohë që theksoi se nuk kishte “absolutisht asnjë kërcënim për banorët” në qytetin Engels.
Më herët, në rrjete sociale u postuan video ku dëgjohen tinguj shpërthimesh dhe sirena ajrore në aeroportin e qytetit rus.
Në fillim të këtij muaji Rusia akuzoi Ukrainën për një sulm të ngjashëm në bazën ushtarake ku ndodheshin avionët bombardues rusë. Baza shtrihej rreth 500 km në veri-lindje të kufirit të Ukrainë.
Ushtria ukrainase ende nuk ka komentuar zyrtarisht këto sulme.