
Ujëvara e Niagarës dhe Kulla CN në Toronto do të ndriçohen sot në ngjyrën kuqezi të flamurit maqedonas, në shenjë respekti për viktimat e fatkeqësisë në klubet e natës në Koçan.
Aktivistët maqedonas në Kanada, të udhëhequr nga Jordan Bitove dhe Shoqëria Historike Maqedonase Kanadeze organizuan ceremoninë e nderimit.
Gjithashtu në Nju Jork, flamuri maqedonas do të ngrihet në Wall Street, në një ceremoni të planifikuar fillimisht për të shënuar pavarësinë e Maqedonisë.



