BotaLajmeTopLajm

”Uau çfarë humbësi”, Biden kritikon Trump

Ish-presidenti amerikan, Joe Biden e quajti presidentin Donald Trump “një humbës” në një fjalim, ku përmendi përpjekjen e pasardhësit të tij presidencial për transformimin e Uashingtonit.

Biden iu referua Trumpit si “i paaftë, i korruptuar dhe i kotë”.

Ai i tha këto komente ndërsa mbajti fjalimin kryesor në një gala në Hanover të Maryland, të organizuar nga partia Demokratike e shtetit, e cila shpreson të ndihmojë në marrjen e kontrollit të Kongresit nga Trump dhe aleatët e tij republikanë gjatë zgjedhjeve të mesmandatit të nëntorit.

Fjalimi 10-minutësh i Bidenit preku prishjen e Krahut Lindor të Shtëpisë së Bardhë nga Trumpi për të krijuar hapësirë për një sallë vallëzimi dhe heqjen e emrit të tij të urdhëruar nga gjykata pasi e shtoi atë në fasadën e Qendrës John Kennedy për Artet Performuese.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close