
Futbollistë dhe ish-futbollistë të kombëtares polake kanë dalë kundër Robert Lavandovskit dhe deklaratës së tij ndaj trajnerit Mihal Probierz.
Mediat polake raportojnë se në radhët e përfaqësueses janë lehtësuar pas këtij vendimi, pasi e kanë cilësuar Levandovskin gjithmonë një person i cili kërkonte të merrte gjithë vëmendjen dhe rolin e protagonistit, edhe me deklaratat që shkonin kundër shokëve të skuadrës, gjë që kishte sjellë edhe krisjen me trajnerin. Por jo vetëm ata.
Ish-futbollisti Vojçeç Kovalczik i cili ka luajtur 39 ndeshje me Poloninë, nuk u kursye ndaj Levas.
”U soll si një idiot. Pak a shumë si shumë njerëz kur dolën rezultatet e zgjedhjeve, duke thënë “po largohem nga këtu pasi është e pamundur të jetohet””, ishin fjalët e tij për sulmuesin i cili mendohet se është inatosur kur i kanë bërë të ditur se Zielinski do të ishte tani e tutje kapiteni i skuadrës.
Vendimin e kishte marrë trajneri, por në fakt edhe vetë lojtarët brenda grupit kishin shtyrë që të bëhej një ndryshim i tillë.
“Nuk mund ta imagjinoj një lojtar, pavarësisht emrit, që zgjedh trajnerin dhe e kërcënon që nuk do të luajë për sa kohë të jetë ai. E vlerësoj të papranueshme. Mendoja se dikush po tallej në internet”, tha Grzegorz Lato, golashënuesi më i mirë i Botërorit 1974.



