LajmeMaqedoniTopLajm

U shpall Qytetar Nderi i Tiranës, Ali Ahmeti: Faleminderit që nderuat kontributin tim kombëtar!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti u shpall sot Qytetar Nderi i Tiranës nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.

Në faqen e tij zyrtare në Facebook, Ahmeti shkruan se për të është nder vlerësimi që iu bë nga Shqipëria, teksa ka përmendur se gjatë gjithë aktivitetit të tij në luftë dhe në politikë, mision ka pasur jetësimin e kauzave për liri dhe baraza të shqiptarëve.

Statusi i plotë:

Nuk mund ta përshkruaj dot me fjalë nderin që sot më bënë bashkëkombasit e mi në Shqipëri me shpalljen Qytetar Nderi i kryeqytetit të tyre, Tiranës.
Në veprimtarinë kombëtare kam patur gjithmonë në mendje jetësimin e kauzave jetike të lirisë e barazisë së shqiptarëve në vendet e tyre, ruajtjen e indit kombëtar aty ku cënohej, në Kosovë e Maqedoni, duke pasur mendjen e shpirtin gjithmonë në Shqipërinë tonë që ka qëndruar në çdo çast krahë nesh në lëvizjet tona çlirimtare.
Këtë nder unë e ndaj me të gjithë bashkëluftëtarët e mi, të burgosurit politik në vendin tim dhe në Kosovë, me 3000 mbetjet mortore që i kam në vendlindjen time se ata për flamurin kombëtar dhe për gjuhën tonë të bukur shqipe janë vrarë.
Faleminderit Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për mikëpritjen vëllazërore, të gjitha personaliteteve që nderuar kontributin tim kombëtar!

Related Articles

Back to top button
Close
Close