
Komuna e Tetovës me një organizim të veçantë me prezencë të kryeministrit dhe minstrave të qeverisë kanë lëshuar në funksion një rrugë të re të bulevardit “Video Smilevski Bato”!. Vet kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami para dy ditëve në një postim të tij e vlerësoi si këtë bulevard si “Aeroport”, shkruan Top24
Por në fakt çfarë është ky segment dhe a do të shërbej për diçka?
Segmenti që sot u lëshua në përdorim fatkeqsisht nuk do të mund ta shfrytëzoj asnjë qytetarë i Tetovë pasi që ky segmet është rrugën qore e cila nuk ka dalje dhe përfundon në fusha e cila më tej nuk është e qarkullueshme.
Në foton e parë më poshtë rreth të verdhë është paraqitur rruga e re e cila është promovuar sot ndërsa me ngjyrë të kuqe rruga e cila duhet të vazhdoj më tej dhe me ngjyrë të verdhë pjesa e radhës ku rruga duhet të lidhet me rrugën regjionale Tetovë – Jazhincë.
Ky projekt ambicioz është për tu përshëndetur por duke u nisur nga përvoja deritanishme me këtë lloj investimesh në Maqedoninë e Veriut, duket që ky investim të jetë një investim i pa nevojshëm dhe i pashfrytëzueshëm për momentin deri në një të ardhme ndryshe.
Nga ana tjetër një nga arteriet kryesore të qytetti vazhdon të jetë problemi kyç i ngulfatjes në komunikacion, e ajo është pjesa e mbetur e bulevardit “Bllagoja Toska” nga udhëkryqi afër shkollës së mesme Tekstile deri në rreth rrotullimin me bulevardin e “Ilindenit”.
Ishte vet kryeminstri Mickovski që në postimin e tij publikoi foton që tregon se ky bulevard është i kotë dhe i pashfrytëzueshëm, duke paraqitur foton se bulevardi nuk ka dalje.Top24










