BotaLajme

U përplas me veturë në portën e oborrit të Shtëpisë së Bardhë, humb jetën shoferi

Një shofer ka humbur jetën pasi u përplas në portën e oborrit të kompleksit të Shtëpisë së Bardhë, një incident që ndodhi të shtunën mbrëma, ku autoritetet po hetojnë këtë aksident trafiku.

Derisa presidenti amerikan Joe Biden ishte duke kaluar fundjavën në Delaware, Shërbimi Sekret bëri të dikur se ky aksident nuk ka përbërë ndonjë kërcënim për Shtëpinë e Bardhë.

Shoferi i cili nuk u identifikua menjëherë, është gjetur i vdekur në veturë pas përplasjes në portë, thuhet në kumtesën e Shërbimit Sekret.

Në anën tjetër policia e Washingtonit ka njoftuar se përplasja ka ndodhur në portën mbrojtëse në rrugën 15.

Aty ishte telefonuar menjëherë policia, që gjetën një burrë të vdekur brenda veturës së përplasur në portën e kompleksit të Shtëpisë së Bardhë.

Pasi që Shërbimi Sekret tha se protokolli i sigurisë ishte aplikuar, nuk është se kishte ndonjë rrezik në Shtëpinë e Bardhë.

Gjithashtu është bërë e ditur nga Shërbimi Sekret dhe policia se hetimet janë duke vazhduar për të përcaktuar shkakun e saktë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close