LajmeRajon

‘U nisën të heqin Ramën, por si fillim hoqën Salianjin nga… grupi i WhatsApp’! Analisti ironi me protestën e PD

Analisti i njohur Lutfi Dervishi ka ironizuar protestën e organizuar nga PD një ditë më parë, ku opozita protestonte për të larguar Edi Ramën por në fillim largoi nga grupi i whatsap, Ervin Salianjin.

Dervishi shkruan se “u nisën të heqin Ramën, por si fillim hoqën Salianjin nga… grupi i WhatsApp”, akt që është pranuar indirekt dhe nga vetë Berisha në konferencën e përditshme me gazetarët.

Burime thonë për BW se Flamur Noka ka larguar Ervin Salianjin nga grupi i WhatsApp-t të Kryesisë së PD, pikërisht të hënën PD protestonte për të larguar Edi Ramën dhe mblodhi protestuesit në Bulevard.

Ndërsa Berisha, i pyetur nga gazetarët për këtë zhvillim të ri, tha se Salianji është njeriu që ka kaluar linjat e kuqe.

“Nuk ka një vendim, por ka vetëpërjashtuar veten”, u tha Berisha, gazetarëve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close