LajmeMaqedoniTopLajm

U ndalua NJS, reagon Sela: Krekosja e këtij pushteti me njësi speciale me maska e pa maska nuk i frigson Struganët as shqiptarët

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela përmes një postimi ka reaguar ndaj ndalimit të sontem nga ana e Njësisë Speciale të Maqedonisë së Veriut. Në reagimin e tij Sela shkruan se Krekosja e këtij pushteti me njësi speciale, me maska e pa maska, nuk mund të na frikësojë as neve, as struganët, e as shqiptarët kudo që janë. Tentime të kota e qyqare që vetëm kanë shqetësuar dashamirët, përcjellë Top24

Faleminderit të gjithë miqve për interesimin, shqetësimin dhe solidarizimin. Krekosja e këtij pushteti me njësi speciale, me maska e pa maska, nuk mund të na frikësojë as neve, as struganët, e as shqiptarët kudo që janë. Tentime të kota e qyqare që vetëm kanë shqetësuar dashamirët. Ju faleminderit nga zemra të gjithëve për solidarizimin dhe mbështetjen. Vazhdojmë përpara, të palëkundshëm dhe stoikë në misionin tonë. Keqardhje për ata që shpresojnë se me metoda të tilla mund të kthejnë diçka.
#Bashkë në fitoren e 2 Nëntorit,

Related Articles

Back to top button
Close
Close