
Prokuroria Themelore Publike në Veles, pas marrjes së informacioneve gjatë natës, inspektoi një shtëpi në Veles ku është kryer vepra penale Vrasje, kumtuan nga Prokuroria Publike e Velesit.
Gjetjet fillestare të prokurorisë tregojnë se vdekja te personi i gjetur i vdekur, një 40-vjeçar nga Velesi, ndodhi pasi u godit me thikë në zemër.
Me urdhër të Prokurorit Publik, gjurmët dhe objektet janë marrë nga vendi i ngjarjes të cilat do të dorëzohen për ekspertizë, ndërsa trupi i të ndjerit – punonjës në SPB Veles, i është dorëzuar Institutit të Mjekësisë Ligjore, Kriminologjisë dhe Deontologjisë Mjekësore për autopsi. Gjatë ditës do të merret në pyetje personi i dyshuar se është autor i veprës penale.



