
Lojtarët e Real Madridit dhe bordi drejtues janë të prekur dhe të zhgënjyer pasi shumë tifozë i fishkëllyen ata në dje në Santiago Bernabeu, raporton COPE.
Klubi ndihet i indinjuar pasi mendon se disa tifozë i përkrahin vetëm kur janë duke fituar.
Përndryshe këto kanë qenë javë kritike për Mbretërit që humbën Superkupën e Spanjës, shkarkuan Xabi Alonson, dhe pastaj u eliminuan nga Kupa e Mbretit nga Albacete, nën urdhrat e Alvaro Arbeloas.
“Mesazhi nga dhoma e zhveshjes pas ndeshjes kundër Levantes është: nëse na duartrokisni vetëm në lavdi, por zhdukeni në humbje, ju kurrë nuk keni qenë bashkë me ne”, vijon raportimi.



