BotaTopLajm

Twitteri i “certifikon” zgjedhjet në SHBA

Rrjeti social Twitter i ka vendosur etiketat paralajmëruese në lidhje me certifikimin e Joe Bidenit, si president zyrtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Deri më tani, Twitter, për shkak të lajmeve të rrejshme kishte vendosur njoftimin se “pretendimet për manipulim të procesit zgjedhor janë të diskutueshme”, derisa tani shkruan “zyrtarët e zgjedhjeve e kanë certifikuar Joe Bideni si fitues të zgjedhjeve presidenciale në SHBA”.

Tentimet e presidentit aktual, Donald Trump, se zgjedhjet e fundit ishin manipuluar janë përcjellur me një etiketë nga Twitter se “cicërima” e tillë mund të përmbaj informacion të rrejshëm.

“Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së 2020, ne kemi azhurnuar etiketën tonë për t’ju pasqyruar informacionin më të fundit,” ka thënë zëdhënësi i Twitter Nick Pacilio për CNN.

Related Articles

Back to top button
Close
Close