LajmeMaqedoni

Turqia transferoi viktima të lënduara rëndë nga tragjedia në Koçan

Tre persona të lënduar rëndë nga zjarri që shpërtheu mbrëmë në klubin e natës në Koçan janë transportuar në Turqi me aeroplan mjekësor të Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë.

Aeroplani u ul në aeroportin “Sabiha Gjokçen” të Stamboll, ku të lënduarit u transferuan në qendrën e djegieve në spitalin “Bashakshehir Çam dhe Sakura” për trajtim të mëtutjeshëm, njoftoi Anadolu.

Si përgjigje e kërkesës urgjente të autoriteteve të Maqedonisë, Turqia dërgoi dy aeroplanë mjekësorë për evakuim.

Aeroplani i parë transportoi tre të plagosurit në Stamboll, ndërsa i dyti, i drejtuar nga Ministria e Mbrojtjes së Turqisë, transportoi gjashtë persona të tjerë në spitalin “Bilkent” në Ankara për trajtim të specializuar.

Ministri turk i Shëndetësisë, Kemal Memishoglu, shprehu ngushëllime dhe rikonfirmoi gatishmërinë e Turqisë për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se vendi mbetet i gatshëm të ofrojë ndihmë mjekësore shtesë nëse është e nevojshme.

Related Articles

Back to top button
Close
Close