BotaLajmeTopLajm

Turqia për OKB-në kontribuon me buxhetin më të madh se shumë vende të Evropës

Turqia ka siguruar 42,3 milionë dollarë, ose 1,37 për qind të shumës së përgjithshme, theksohet në raportin e OKB-së për kontributin e anëtareve në fondin për kapitalin qarkullues.

Turqia ka pjesëmarrje të madhe në buxhetin financiar të Kombeve të Bashkuara (OKB), më shumë se shumë vende evropiane, ndërsa jep më shumë kontribut në mesin e vendeve të Lindjes së Mesme, flasin të dhënat më të reja, transmeton Anadolu Agency (AA).

OKB në vitin 2020 nga shtetet fitoi 3,08 miliardë dollarë, ndërsa Turqia ka siguruar 42,3 milionë dollarë, ose 1,37 për qind të shumës së përgjithshme, theksohet në raportin e OKB-së për kontributin e anëtareve në fondin për kapitalin qarkullues.

Krahasuar me kontributet e tjera nga kombet bazuar në përqindjen, Turqia është para gjitha vendeve të Lindjes së Mesme. Më afër Turqisë janë Arabia Saudite me 1,17 për qind dhe Izraeli me një pjesëmarrje 0,49 për qind.

Ndër vendet evropiane, Turqia kontribuon më shumë se katër vende të tjera të G20, duke kryesuar Meksikën, e cila ka një kontribut prej 1,29 për qind, dhe Argjentinën me 0,91 për qind, ndjekur nga India dhe Indonezia, përkatësisht me 0,83 për qind dhe 0,54 për qind.

Organizata e Kombeve të Bashkuara, me qëllim të avancimit të marrëdhënieve ndërkombëtare, është themeluar në tetor të vitit 1945 pas Luftës së Dytë Botërore nga ana e 51 shteteve, përfshirë Turqinë. Momentalisht janë 193 anëtare.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close