BotaLajme

Turqi, Charlie Hebdo përballet me hetim për fyerjen e presidentit Erdoğan

“Një hetim ka filluar ndaj drejtuesve të revistës Charlie Hebdo për fyerjen e presidentit në përputhje me nenet 12, 13 dhe 299 të Kodit Penal Turk”, theksohet në një deklaratë nga prokurorët në Ankara.

Prokurorët në kryeqytetin Ankara sot njoftuan se revista franceze Charlie Hebdo po përballet me akuza të mundshme në Turqi për fyerjen e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

“Një hetim ka filluar ndaj drejtuesve të revistës Charlie Hebdo për fyerjen e presidentit në përputhje me nenet 12, 13 dhe 299 të Kodit Penal Turk”, theksohet në një deklaratë nga prokurorët.

Hetimi vjen si pasojë e publikimit nga javorja franceze të karikaturave thellësisht fyese ndaj presidentit turk.

Turqia ka denoncuar revistën për botimin e përmbajtjeve fyese.

“Ju nuk mund të mashtroni askënd duke u fshehur pas lirisë së shprehjes! Dënojmë botimin e pamoralshëm të leckës së pafalshme franceze në lidhje me presidentin tonë”, theksoi të martën zëvendës presidenti i Turqisë, Fuat Oktay.

Publikimi vijoi deklaratat e presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili ka deklaruar se ai nuk do të “heqë dorë” nga karikaturat ofenduese të Profetit mysliman Muhamed si dhe duke bërë një seri komente anti-islame.

Në fillim të këtij muaji, Macron akuzoi myslimanët francezë për “separatizëm” dhe pretendoi se Islami është “një fe në krizë në të gjithë botën”.

Tensionet u përshkallëzuan më tej pas vrasjes së një mësuesi francez pasi ai u tregoi nxënësve të tij karikaturat e Profetit Muhamed gjatë një prej orëve të tij mbi lirinë e shprehjes.

Karikaturat në mënyrë të ngjashme fyese nga Charlie Hebdo po ashtu u projektuan nëpër ndërtesa në disa qytete.

Në fillim të këtij viti, revista ribotoi karikaturat që fyenin Islamin dhe Profetin Muhamed.

Disa vende arabe si dhe Turqia, Irani dhe Pakistani kanë dënuar qëndrimin e Macronit ndaj myslimanëve dhe Islamit, me presidentin Erdoğan duke thënë se udhëheqësi francez ka nevojë për “trajtim mendor”.

Me thirrjet për të bojkotuar produktet franceze që qarkullojnë në internet në shumë vende, Erdoğan ka kërkuar bojkotin edhe nga konsumatorët turq.Transmeton AA përcjell TOP24.

Related Articles

Back to top button
Close
Close