
Te diellen (01 tetor) ne palestren sportive te shkolles se mesme medicinale do te zhvillohet edicioni i 20 me rradhe dhe tradicional ne Karate Tetova Open 2023. Ky aktivitet te diellen do te mbledh mbi 500 garues-e te rajonit respektivisht nga Shqiperia, Kosova, Mali i Zi, Presheva, Bullgaria dhe klube nga gjithe Maqedonia e Veriut. Organizatori ka planifikuar per te gjithe vendet e para apo fitueseve te kategorive do te ju ndaj Pllaketa, diplome dhe medalje. Poashtu per nder te 20 vjetorit te turneut Tetova Open do te ndajm te gjithe trajnerve te ekipeve pjesemarse dhe te gjithe refereve nga nje plaket ne shenje mirenjohje dhe bashkepunimi per 20 vite te plota ne Tetova Open. Fillimi i gares do te jet ora 10.00 ndersa hapja solemne do te jet ora 13.00 ku do kete pike muzikore shoqeria kulturo artistike nga Tetova Xheladin Zeqiri.
Perkarahes i Turneut te 20-te me rradhe nderkombetare ne Karate Tetova Open 2023 eshte Ministria per sistem politik, Komuna e Tetoves, Luma Grafik, Tepelene dhe NB. Poshtu perkrahesit me te medhenje te cdo aktiviteti qe zhvillojme jane mediat dhe gazetaret.



