LajmeMaqedoniRajon

Turi ballkanik/ Ndalesa e parë në Shqipëri, Von der Leyen më 28 shtator në Tiranë

Ballkanin Perendimor me vizitën në Shqipëri. Von der Leyen do të vizitojë Shqipërinë në 28 shtator, dhe më pas do të zhvillojë një vizitë në Maqedoninë e Veriut.

Ne 29 shtator, Von der Leyen do të vizitojë Kosoven, Malin e Zi dhe Serbinë dhe ne 30 shtator Bosnjë Hercegovinën.

Kjo është konfirmuar nga kabineti i presidentes. Eric Mamer, kryezëdhënësi i Komisionit Europian, është shprehur se gjatë vizitës së saj në rajonin e Ballkanit Perendimor, presidentja Von der Leyen do të rikonfirmojë perspektiven europiane te vendeve te rajonit dhe angazhimin e Bashkimit Europian ndaj tyre.

Vizita do të orojë mundësinë për të diskutuar një sërë çështjesh, pêrfshirë edhe planin ekonomik dhe të investimeve për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe asistencën shtatëvjeçare IPA III 2021-2027. Presidentja do të ndalet gjithashtu te evolucioni i çdo vend i Ballkanit Perêndimor, përfshirë hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninê e Veriut dhe Shqipërinë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close