
Gjykatat nuk guxojnë ta fshehin punën e tyre nga a ta në interes të së cilit veprojnë, thekson ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançeski në Shkollën e shtatë të të drejtës natyrore në Ohër.
Në fjalimin e tij në temë “Mbajtja e shoqërisë demokratike përmes përforcimit të institucioneve të tija”, Tupançevski tha se Ministria e Drejtësisë angazhohet sa më shpejtë të jetë e mundur të krijojë kushte për forcimin e institucioneve të cilat kërkojnë ta mundësojnë zhvillimin e shoqërisë demokratike. Në këtë drejtim mbështetet ngritja e Këshillit Gjyqësor-Media, i cili përbëhet nga përfaqësues të gjyqësorit dhe medias me qëllim forcimin e besimit mes këtyre dy palëve dhe informimin e duhur dhe objektiv mbi proceset gjyqësore në interes të publikut, pa me këtë rast të cenohen të drejtat themelore të njeriut të pjesëmarrësve në procedurat.
Ministria e Drejtësisë, siç theksoi, punon në mënyrë aktive edhe në rritjen e transparencës së gjykatave si një prej instrumenteve për përforcimin e besimit të qytetarëve në gjyqësi dhe sigurinë ligjore të kompanive.
Sipas Tupançevskit, gjykatat si organe shtetërore nuk duhet ta fshehin punën e tyre nga ata në interes të të cilëve veprojnë. Me këtë, siç shtoi, do të forcohet besimi i qytetarëve në pushtet sjelljet devijuese do të sanksionohen.
“Segment i rëndësishëm për zhvillimin e institucioneve është digjitalizimi i tyre. Plani për digitalizimin e gjyqësisë, Ministria e Drejtësisë e realizon me sukses. Kjo do të mundësojë drejtësi më të shpejtë, ulje të korrupsionit, ulje të shpenzimeve në procedurat gjyqësore, palët do të kursejnë kohë, do të ketë ulje të numrit të gjykimeve të shtyra. Digjitalizim të plotë presim të realizohet në 186 salla gjyqësore në 34 gjykata, që do të kontribuojë ndaj forcimit të besimit të opinionit dhe mbrojtjes së sistemit”, potencon Tupançevski.



