BotaLajmeTopLajm

‘Tubimi më i madh kundër Putin’/ Arrestohen mbi 2 mijë protestues në mbështetje të Navalny (VIDEO)

Policia ruse ka arrestuar më shumë se 2 mijë persona pas protestave që u zhvilluan në mbështetje të liderit të burgosur të opozitës Alexei Navalny.

Dhjetëra, mijëra njerëz kundërshtuan praninë e policisë duke organizuar kështu një nga tubimet më të mëdha kundër Presidentit Vladimir Putin në vitet e fundit.

Në Moskë, policia u kap duke rrahur dhe tërhequr zvarrë protestuesit, shkruan BBC.

Navalny, kritiku më i madh i Presidentit Putin, bëri thirrje për protesta pas arrestimit të tij të dielën e kaluar.

Ai u arrestua pasi mbërriti në Moskë nga Berlini, ku ai ishte duke u rikuperuar nga një sulm pothuajse fatal i agjentit nervor në Rusi gushtin e kaluar.

Kur u kthye, ai u mor menjëherë në paraburgim dhe u shpall fajtor për shkeljen e kushteve të lirimit me kusht.

Related Articles

Back to top button
Close
Close