
Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bazë të disa informacioneve të publikuara në media, ka hapur lëndë me nismë vetjake lidhur me pretendimet nga dokumentet e publikuara në rastin e Xhefri Epstinit, të cilat sugjerojnë se mostra të truve nga persona të vdekur nga vendi ynë dyshohet se janë transportuar në SHBA për qëllime shkencore-kërkimore, njoftuan nga institucioni.
“Duke pasur parasysh natyrën e pretendimeve, të cilat përfshijnë përpunim, ngrirje dhe transport ndërkombëtar të indeve njerëzore, si dhe çështje të mundshme për përputhshmërinë me standardet ligjore dhe etike për eksperimente me inde dhe mostra njerëzore, Prokuroria Publike hapi lëndë me qëllim që të hetojë të gjitha indiciet për ekzistencë të mundshme të elementeve të veprës penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare.
Lënda i është dorëzuar për veprim Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e cila duhet të ndërmarrë veprime për mbledhjen e informacioneve zyrtare nga organet kompetente, institucionet dhe institucionet shëndetësore, me qëllim përcaktimin e ndonjë veprimi të paligjshëm të mundshëm me inde dhe biomateriale njerëzore, lëshime apo keqpërdorime gjatë marrjes së lejeve dhe pëlqimeve.”



