LajmeMaqedoniTopLajm

Truproja iu arrestua nën dyshime për shitje të sekreteve shtetërore, Mickoski: Edhe vëllai apo motra ime po të jetë, do të sanksionohet

Kryeministri Hristijan Mickoski ka komentuar sot arrestimin e truprojës së tij, Angel Saramakov, nën dyshime për shitje të sekreteve shtetërore për 50.000 euro, përcjell TV21. Mickoski tha se ky është shembull i mirë se nuk ka të paprekshëm dhe se të gjithë që shkelin ligjin, do të përgjigjem.

“Supozoj që është angazhuar pasi unë jam zgjedhur kryeministër, kur u formua ekipi. Kushdo që që është, unë në një rast thash, edhe po të jetë vëllai apo motra ime, edhe “shën VMRO-ja” të jetë, nëse e tradhton besimin e qytetarëve, e dëmton nderin edhe të VMRO-DPMNE-së, partisë politike prej nga vij unë, por para se të gjithash të qeverisë dhe shtetit, ashpër do të sanksionohet, kushdo të jetë”, tha mes tjerash Mickoski.

Related Articles

Back to top button
Close
Close