
Ronaldo dhe Roberto Carlos janë sërish shokë të një skuadre. Dy legjendat e futbollit botëror u bënë bashkë dhe blenë aksionet e një klubi futboll në Brazil.
Bëhet fjalë për klubin e Divizionit të Tretë në futbollin brazilian, Inter de Limeira ku dy ish lojtarët e Realit të Madridit dhe Seleçaos blenë 80% të aksioneve.
Vetë klubi brazilian komunikoi zyrtarisht realizimin e këtij transaksioni nga ana e një grupi investimesh ku bëjnë pjesë edhe Roberto Carlos dhe Ronaldo
Në Asamblenë e klubit u aprovua ndryshimi i pronësisë dhe hyrja e investitorëve të rinj. Rezultati ishte 53 vota në favor dhe 1 kundër. Kuota prej 20% e aksioneve që kanë mbetur do të jenë në zotërimin e Associação Atlética Internacional de Limeira
‘Operacioni përfshin Enrico Ambrogini dhe një grup investitorësh ku bëjnë pjesë edhe kampionët e botës Ronaldo Nazario dhe Roberto Carlos-shpjegon në komunikatën e tij klubi 112 vjeçar dhe që me këtë strukturë të re do të kërkojë të kthehet në elitën e futbollit brazilian në një të ardhme të afërt.



