BotaLajme

Trupat në panik: Putini shkarkon krye-gjeneralin pas 16 ditësh

Vladimir Putin ka shkarkuar një krye-gjeneral vetëm pas 16 ditësh, pas humbjeve të njëpasnjëshme në Ukrainën lindore.

Presidenti rus thuhet se ka liruar gjeneral-lejtnantin Roman Berdnikov pasi ushtria ukrainase ka mbërritur rreth 50 kilometra larg kufirit rus.

Ndërkohë Daily Mail thotë se trupat ruse janë në panik. Këto trupa po braktisin tanket, armatimet dhe furnizimet duke u larguar masivisht nga luftimet.

Teksa ushtria ukrainase po marshon në Kharkiv, ushtarët rusë po lënë pas edhe rrobat e tyre.

Ukraina ka trefishuar territoret e rimarra në zonat e pushtuara brenda pak ditësh.

Kundërofensiva e tyre ka befasuar jo vetëm Moskën, por edhe ekspertët.

Related Articles

Back to top button
Close
Close